Info Per Teknologjin kopjuterike etj

0 | Katallogi automjeteve | Faqja vizitorve | Info Teknologji hardware and software | Te dhenat Emit | Loja te ndryshme apo {Game} | Programe aplikative Software

Microsoft i gatshėm tė marrė Yahoo edhe me dhunė

 Microsoft i gatshëm të marrë Yahoo edhe me dhunë

Gjatë luftës për të marr mbikqyrjen ndaj firmës Yahoo, Microsoft kërcënon në rast të mospranimit të ofertës edhe me marrje të dhunshme. Është shumë me rëndësi që të dyja palët të ulen dhe të diksutojnë rreth qëllimeve të përbashkëta ka thënë shefi i Microsoftit. Udhëheqja e Microsoftit i ka dhënë Yahoo një ultimatum prej 3 javëve për të pranuar ofertën.

Ballmer është ankuar se që nga 01. Shkurti udhëheqja e Yahoo nuk ka lëvizur aspak rreth ofertës në vlerë prej 42 miliardësh dollarë. Ballmer drejtpërsëdrejti akuzoi udhëheqjen e Yahoo për moskooperim dhe mosinteres për bisedime. Gjithashtu ka sinjale që shfrytëzimi i Yahoo është duke u zvogëluar.



Kina merr pozicionin e parė nė internet

Kina merr pozicionin e parë në internet

Kina ka kaluar SHBA me numrin e shfrytëzuesve të internetit. Siç është informuar nga qeveria nga Pekingi numri i shfrytëzuesve ka arritur në 221 milion, aq shumë sa kanë edhe SHBA.

Me këtë vazhdon zhvillimi eksploziv i përdorimit të internetit në Kinë. Që nga Gushti i vitit 2007 numri i shfrytëzuesve është rritur për 61 përqind prej 137 milion.

Edhe pse Kina ka arritur me numrin e shfrytëzuesve ata qëndrojnë mbrapa në kualitetin e produkteve të internetit- ka thënë Duncan Clark, shef i firmës BDA China. Në të kundërtën temat si e-commerce, video-sharing  shënojnë një rritje masive.

Në krahasim me numrin e popullsisë kineze, përqindja e shfrytëzuesve arrinë në 16% kurse në SHBA numri procentual arrinë në 75 përqind.



Konkurencë për SMS mesazhet

Konkurencë për SMS: Programet mobile dita ditës po marrin rëndësi edhe më të madhe në përditshmërinë tonë - ndër ato edhe programi Instant Messaging (MIM). Mes kësaj përdoruesi është në gjendje përmes lidhjes së internetit të dërgon mesazhe. Nëse shfrytëzuesit përdorin këtë shërbim disa herë, ata mbeten aty dhe nuk përdorin më SMS mesazhet.
Sipas anketës së bërë nga firma Global Telecoms Insight 61 përqind e përdoruesve të MIM shfrytëzojnë rregullisht këto shërbime. E-Maila dërgojnë vetëm 12 përqind të tyre nga telefonët mobil. Në Hongkong 23 përqind prej poseduesve të telefonave mobil përdorin shërbimet MIM. Kina zë vendin e dytë me 16 përqind, përcjellur nga India (15 përqind) dhe Brazili (dhjetë përqind).




Bluetooth

Bluetooth (lexo blututh) është një metodë e transmetimit të informatave nga një vegël elektronike në tjetrën nëpërmjetë rrezeve të pa vrejtuar nga njeriu. Emri i kësaj medote bluetouth rrjedhë nga mbreti Danez Harald Blatand (ang. Bluetooth me kuptimin dhëmbi i kaltër), një sundimtar i shekullit X.
Tërsia e metodës d.m.th sistemi i përbërë nga veglat dhe rrezatimi që shërben si përçuesi i informatave, sot njihet si teknologji për bartjen e të dhënave kompjuterike në mënyrë komfore, pra pa ndonjë kabël. Nismëtarët për standartizimin e veglave dhe të sistemit kanë qenë firmat e njohura elektronike Nokia dhe Ericson. Këto nisma edhe janë konkretizuar me suksesë në futjen e këtij sistemi tek komponentët si Mobil telefona, Headsets, PDA-s etj.
Bluetooth si metodë i takon padyshim grupit të metodave të trasmetimit valorë të informatave brenda një rrejti, të njohura nën termin (lexo Vireles) Wirelees. Në rrjetet e tilla të përbëra nga më së shumti 8 komponente arrihet transmetimimi i të dhënave me sasi prej 1Mbit brenda sekonës në largësi brenda 10 metrave.
Aparatet periferike dhe komponete elektronike tjera në të cilat është futur ky sistem deri më tani janë: sistemi USB-Bluetooth ( PC, Mobil Phone, Organizier, Printer); sistemet me Bluetooth PC-Card; Modemi për ISDN; telefonat mobil; PDAs, printer, scanner, headset etj.
Bluetooth përdor 2,4GHz frekuencat por nuk është e njëjtë me WLAN dhe kushton më e lire se sa WLAN.



Në Prill pritet të prezentohet Service Pack 3 për Windows XP

Service Pack 3 (SP3) për Windows XP do të jetë më 29. Prill 2008 online në internet. Ky Service Pack do të ketë të gjitha përmirësimet Update që janë prezentuar deri më tani si dhe disa funksione të reja.

(www.microsoft.de)



Screen Shot: Hyper Lander 2 Classic

Gjimnazisti 13-vjeçarë ka llogaritur më mirë se NASA

Në vitin 2036 një asteroid gjigant do të godas tokën me një mundshmëri prej 1:450. Këtë ka llogaritur një nxënës i një gjimnazi gjerman dhe me këtë ka sjell NASA në një pozitë të keqe.

Një ndeshje e asteroidit Apophis me tokën do të kishte përmasa biblike: Energjie e liruar nga kjo ndeshje do të ishte sa 65 000 bomba të hiroshimës, kurse pluhuri në qiell do të errësonte tokën për vite me rrallë. Nëqoftëse asteroidi 320 metra i madh do të ndeshej me oqean do të sjellte shumë Tsunami në regjionet përreth.

Astonomet shumë mirë të paguar të NASA kishin llogaritur mundësinë e ndeshjes me 1:45000. Mirëpo tani erdhi gjimnazisti Nico Marquardt i cili në punën e tij klasore llogariti se mundësia 1:450 është korrekte. Sipas llogarisë së tij ndeshja do të ndodh më 13. janar 2036.

Pasi këtij konstatimi NASA kontrolloi edhe një herë llogaritë e tyre dhe i dha të drejtë gjimnazistit. Nico në llogaritë e tija kishte kishte konsideruar edhe një ndeshje të mundshme të asteroidit me satelitët që gjenden në qiell dhe me këtë do të ndryshonte drejtimi fluturues i asteroidit drejt tokës. Nico dëshiron që më vonë të punon në NASA - nëqoftëse ata e pranojnë kuptohet.



Apple në mesin e 10 prodhuesve më të mëdhenj të celularëve

Celulari iPhone i ka sjellë kompanisë Apple atë që prodhuesve tjerë nuk u kanë sjellë shumë vite të pranisë në treg dhe shumë seri të celularëve, kartelën hyrëse në mesin e dhjetë prodhuesve më të mëdhenj në botë.Analistët nga Instituti për Hulumtim Gartner raportojnë se, përkundër faktit se me celularin e tyre janë të pranishëm në vetëm katër shtete (SHBA, Britani e Madhe, Gjermani dhe Francë), Apple me 0.6 për qind të pjesëmarrjes ka arritur të futet në mesin e listës globale, e cila përbën dhjetë prodhuesit e celularëve. Kjo i ka shkuar për dore në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, raporton Gartner.Motorola me 11.9 për qind të pjesëmarrjes gjendet në vendin e tretë sipas numrit të shitur të celularëve, Samsung me 13.4 mban vendin e dytë, derisa në vend të parë ende mbetet Nokia me 40.4 për qind të pjesëmarrjes.Nokia për dallim nga e njëjta periudhë e vitit 2006 ka rritur pjesëmarrjen e saj në treg (rritje me 36 për qind), derisa Samsungu e Motorola i kanë ndërruar vendet. Të rinjtë në këtë listë pos Apple dhe RIM, që gjendet në vendin e gjashtë si dhe prodhues i pajisjeve të lira për tregjet në zhvillim, është kompania ZTE, e cila gjendet në vendin e shtatë.Tregu i përgjithshëm i celularëve është rritur në vitin 2007 për 16 për qind, në numrin e përgjithshëm prej 1.2 miliardë pajisjesh në krahasim me të dhënat e një viti të mëhershëm, ndërsa në Gartner parashikojnë se këtë vit do të ketë edhe një rritje shtesë të tregut për rreth dhjetë për qind.



flm per hyrjen ne web
Visit my guestbook and leave your comments or suggestions.